VLORË-MUNGESAT NË SPITALIN RAJONAL
Spitali i Vlorës përballet me mungesë personeli dhe probleme të infrastrukturës së brendshme. Drejtorja e këtij spitali kërkon që investimet të shkojnë kryesisht në burime njerëzore.Bruna Mersini, Drejtorja spitalit: “Mua më vjen keq dhe si mjeke, në rast se do ketë mundësi financimi duhen hedhur në infrastrukturë. Kjo është dhe e dhimbshme se kanë kaluar kaq vite dhe ne në rast se kemi mundësi të investojmë është të investojmë në burime njerëzore, specializime mjekësh dhe në gjëra që rritin cilësinë”.Bruna Mersini ngre shqetësim për bumin e pacientëve për shërbime ambulatore, numri i të cilëve arriti në 100 vetëm në 24 orët e fundit.Bruna Mersini: “Do mbash spitalin pavarësisht mungesës së specialistëve apo do mbash poliklinikën. Në rast se do mbash poliklinikën sa vizita do të bëjë një mjek?Vetëm dje kërkonin 100 veta të vizitoheshin te mjeku okulist. Matematikisht është e mundur?”Në spitalin rajonal të vlorës krahas pacientëve të rrethit marrin shërbime të specializuara edhe të sëmurë nga Fieri apo Gjirokastra.