Kinezët të interesuar për hekurudhat, Haxhinasto flet për linjën Tiranë- Rinas- Durrës
Qeveria po që brenda këtij mandate të lidhet kontrata për linjën hekurudhore që do të lidhë Tiranën me aeroportin e Rinasit dhe me qytetin e Durrësit.Deklarata është bërë nga Ministri i Transportit dhe Infrastruktures z. Edmond Haxhinasto gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësuesit e firmës më të madhe kineze në transportin hekurudhor CRRC.Gjatë takimit ministri Edmond Haxhinasto, theksoi se qeveria shqiptare dhe digasteri që drejton, po i kushtojnë një vemendje të madhe transportit hekurudhor.“Paralelisht po kryet studimi fizibilitetit për gjithë rrjetin hekurudhor shqiptar, që do të synojë ndërtimin e linjave hekurudhore me standarte europiane, dhe do të vlerësojë mundësinë e lidhjes me hekurudhat e vendeve fqinje, si me Kosovën dhe Maqedoninë, për të qenë pjesë e rrjetin rajonal dhe europian hekurudhor” thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj ministrie.Drejtues të kompanisë CRRC, shfaqën interesin e tyre për tu futur në tregun shqiptar, dhe për të investuar në rrjetin hekurudhor.Kompania është ndër më të mëdhatë në tregun aziatik dhe atë kinez, në furnizimin me teknologji dhe pajisje të një teknologjie të lartë për hekurudhat.Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinsto, tha se krijimi i një klime të favorshme ndaj bisnesit është prioritet i kësaj qeverie
/Oranews.tv/