Në prokurori për fshehje të 1.5 mln euro, Ndoka: Pasuria ime nga puna e ndershme
Vetëm katër ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, Arben Ndoka, kallëzohet penalisht në Prokurori.Padia është bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për fshehje të pasurisë në vlerën e 1.5 milion euro.Mbi padinë ka ardhur dhe reagimi i Ndokës. Përmes faqes së tij në fb, ai thekson se nuk ka qenë në dijeni të ftesës së drejtuar nga Inspektoriati për paraqitje, por se përmes numrit të cel që u ka vënë në dispozicion kur ka dorëzuar deklaratën e pasurisë mund ta kishin kontaktuar përpara se ta padisnin. Ndoka nga ana tjetër nënvizon se e gjithë pasuria e tij është produkt i një pune të ndershme.ILKPKI: Ndoka fshehje të 1.5 milion euro pasuriIDKPKI bën me dije se se të enjten me 10 korrik ka përfunduar kalimin në sitë të deklaratës së pasurisë të depozituar pranë Inspektoriatit nga zoti. Ndoka ku dhe janë evidentuar deklarime të rreme të interesave të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Arben Ndoka, me funksion Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kontroll i filluar me urdhërin e Inspektorit të Përgjithshëm më datë 28.7.2015.Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare në shumën rreth 1.5 milion euro dhe për rrjedhojë subjekti Arben Ndoka është kallëzuar penalisht”.Nga ana tjetër, Inspektoriati thekson gjithashtu se Ndoka ka refuzuar ftesën e këtij institucioni për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij.“Subjekti Arben Ndoka refuzoi ftesën e ILDKPKI dërguar me shkresën nr. 3207/27 prot, datë 27.8.2015, duke mos u paraqitur për të dhënë shpjegime e dorëzuar dokumentacionin justifikues lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, duke u bërë rasti i dytë që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shpërfillin ligjin dhe institucionet ligjzbatuese të shtetit”.ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm, për të zbuluar nëse ndodhemi edhe para veprave të tjera penale, duke mbajtur parasysh faktin që kemi të bëjmë me një deputet të dënuar jashtë vendit për vepra të rënda penale e që pasuria e tij, e pajustifikuar me burime të ligjshme, mund të jetë rezultat edhe i këtyre aktiviteteve kriminale.Ndoka: Pasuria ime produkt i punës se ndershme, nuk jam thirrur nga Inspektoriati