Më shumë gra të papuna se burra në tremujorin e dytë të 2015

Në muajt e fundit në Shqipëri ka patur një rritje të nivelit të grave të papuna.Drejtori i INSTAT Gjergj Filipi shpjegoi sot të dhënat për tremujorin e dytë të 2015 ku përsëri ajo që mbizotëron është kërkimi i një vendi pune me anë të një miku apo shoku.Gjergj Filipi: Ndaj tremujorit të dytë të vitit 2014, numri i të punësuarve është rritur me  42 601 persona. Numri i personave të papunë është rritur me 4075 persona.Numri I personave në moshën 15- 64 vjeç të cilët janë jashtë tregut të punës ka rënë me 47 473 persona. Shkalla e papunësisë për femrat ka pësuar rritje me 2.5 % ndërsa për meshkujt ka pësuar rënie me 2.3%/Oranews.tv/