Rama takim me homologun bavarez: Potenciali i bashkëpunimit shumë i madh

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, zhvilloi sot një takim zyrtar me homologun e tij bavarez, Horst Seehofer.Gjatë këtij takimi, shefi i ekzekutivit nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.“Sapo ne Mynih me kryeministrin e Bavarise Horst Seehofer pas bashkebisedimit shume miqesor mbi temat e aktualitetit” shkruan Rama në fb pas takimit.Sipas njoftimit për mediat të Kryeministrisë, Rama theksoi se potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve është jashtëzakonisht i madh dhe në këtë kuadër bashkëpunimi i nisur në fushën e arsimit profesional, ku Shqipëria ka implementuar sistemin dual të edukimit është tejet i rëndësishëm për dy vendet.Kryeministri Rama e njohu kreun e ekzekutivit të Landit të Bavarisë edhe me ecurinë e proçesit të Berlinit si dhe hapat e ndërmarra nga Shqipëria në përshpejtimin e proçesit të integrimit europian.Seehofer: “Shqipëria dhe Bavaria kanë marrëdhënie politike dhe ekonomike të shkëlqyeshme. Për këtë arsye unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit, i cili na vizitoi sot, në mënyrë që ne t’i thellojmë marrëdhëniet që kemi. Ai më ka ftuar në Shqipëri dhe e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend.Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria në një kohë të parashikueshme të ketë një perspektivë drejt Europës dhe drejt BE.”12002576_10153208162826523_1114545453101507219_o