Babai i Aylan skafisti i barkës së tragjedisë

Pak ditë pas tragjedisë që tronditi opinionin akuza tronditëse shkojnë në adresë të babait të 3 vjeçarit Aylan.Një grua siriane që ka humbur në atë udhëtim edhe dy fëmijët e saj rrëfen se në drejtimin e barkës së tragjedisë ishte pikërish Abdullah babai i vogëlushit që u gjet i pajetë në brigjet e Bodrumit.Pak ditë pas tragjedisë që bëri xhiron e botës me pamje dhe fotot e vjecar Aylan, një grua hedh akuza në adresë të babait të vogëlushit.'Isha në udhëtim me Aylan dhe babai i tij ishte skafisti' . Akuza e Zainab Abbas është bërë në mikrofonin e e televizionit Arab ku gruaja me lot në sy tregoi gjithashtu se në këtë tragjedi ajo ka humbur dy nga tre fëmijët e saj."Më thanë të jem e qetë në këtë udhëtim pasi ai që drejtonte skafin ishte baba i dy fëmijëve që udhëtonin gjithashtu me të'Ishte Abdullah Kurdi", babai i të voglit Aylan ai që drejtonte barkën ku mbetën 12 viktima në brigjet e Bodrumit në Turqi.Në bordin e skafit Zainab u ngjit bashkë me burrin dhe tre fëmijët. Por nga e gjithë familja në Siri u kthyen vetëm 3 nën pikëllimin e humbjes së jetës së dy fëmijëve. Sipas Abdulla, babai i Aylan skafi u përmbys pasi diksuh ishte ngritur në këmbë nga frika e detit të trazuarPor ajo tregon që gjatë drejtimit të atij skafi ka qënë pikërisht ai dhe situate u përkeqësua kur në bordin e skafit nisi të hyjë ujë.Madje sipas gruas Siriane, bashkshorti i saj i kishte përkuar Abdullahut të mos nxitonte sepse rrezikonin të fundoseshin.Ataa që kanë hedhur hije dyshimi mbi Abdullah janë edhe disa statuse tëitter dhe facebook sipas të cilave babai i Aylan u kthye menjëherë në Siri sepse skafisti ishte ai.Edhe për një të përditshme irakene një tjetër grua kujton se njeriu që drejtonte barkën ishte një burrë i dehur pa specifikuar nëse ai ishte pikërisht Abdullah.Ajo ka thënë se burri mori drejtimin e skafit pikërisht kur drejtuesi i saj i trembur nga dallgët e detit u hodh duke i braktisur./Oranews.tv/