Minatorët e Kalimashit paralajmërojnë grevë urie: Do marrim me vete edhe fëmijët
Punonjësit e minierës së Kalimashit, në Kukës, kanë paralajmëruar futjen në grevë urie bashkë me fëmijët nëse institucionet shtetërore nuk ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit të mospagesës prej disa muajsh.Pas takimit të një përfaqësie të minatorëve me prefektin e Kukësit, Liman Morina, theksuan se të hënën fëmijët nuk do i çojnë nëpër shkolla, por do do i marrin me vete në grevën e urisë.Një nga minatorët: “E vumë në dijeni prefektin që ditën e hënë minatorët e minierës së kromit të Kalimashit, bashkë me fëmijët do hyjnë në grevë urie. Nuk do shkojnë në shkollë fëmijët por do vijnë me ne. Prefekti tha që jam në bisedime me qeverinë, me institucionet , këto janë në dorë të tij”.Prej disa ditësh, mbi 60 minatorë të Kalimashit kanë ndërprerë punën në shenjë proteste nga firma që ka fituar të drejtën e shfrytrëzimit të minierës së zonës.
/Oranews.tv/