Në Fier radhë për regjistrim në QKR, në Shkodër penalitete 100 bizneseve

Inspektorët e Tatimeve në Vlorë kanë sekuestruar tekstet shkollore që tregtoheshin në shkollat publike e private të Vlorës e Orikumit, pasi nuk shoqëroheshin me kupon tatimor.Sekuestro e librave vjen pak ditë nga nisja e vitit shkollor.Pranvera Resulaj:“Shpërndarja nfa distributor duhet të bëhet përmes njësive tregtare, kalimi tek konsumatoei final, tek prindërit e të gjithë fëmijëve në këtë rast me kuponin tatimor. Sigurisht ne nuk e evidentuam këtë kupon tatimor, por janë bërë disa konfiskime, ose këto mund të jenë tregtuar jashtë shkollave në kundërshtim me udhëzimin, ose pa faturë ose kuponin tatimor”.Ndërsa aksioni vijon në të gjithë vendin prej 1 shtatorit, në QKR-në e Fierit vijojnë radhët e gjata të subjekteve që presin të regjistrohen. Disa prej tyre kanë prej një muaji që vijnë çdo ditë.Qytetarja: “Kam një muaj që vi çdo ditë dhe nuk kam arritur të aplikoj, ka shumë njerëz”.Qytetari: “Presim këtu, një çertifikatë që të na e japin në dorë si njerëz, na thonë hajde në orën 5 pasdite, hajde në orën 6”.Qytetarja: “ E bënë gabim aty, unë po pres ditë për ditë atë nga mëngjesi deri në darkë. Dhe fëmijët i kam lënë pa bukë”.Kreu i Tatimeve në Shkodër, ndërsa pranon ndalimin e tre inspektorëve, shpjegon se kanë kaluar në sitë mbi 1 mijë biznese, 100 prej të cilëve janë përballur me penalitete.Hysen Hysaj: “Sigurisht në ato mallra që gjenden pa faturë vazhdon konfiskimi, detyrimisht ligji ka qenë edhe përpara dhe jo vetëm tani, tani jemi në zbatim të ligjit”.Kreu i Tatimeve për veriun thotë se deri më tani nuk ka patur asnjë rezistencë gjatë kontrolleve në terren, ndërsa 35 grupet raportojnë të dhënat çdo ditë.