Shqipëri-Kosovë, Basha: Sipërmarrësit ende përballen me pengesa doganore
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku kanë diskutuar për marërdhëniet mes dy vendeve.Kreu i selisë blu, ka përshëndetur dhe inkurajuar takimet mes dy qeverive, por ka kërkuar veprime konkrete, pasi siç tha ai sipërmarrësit ende përballen me pengesa doganore dhe me taksa dhe tarifa që rriten.Një vend të veçantë në takimin Basha-Jahjaga zunë dhe zhvillimet e brendshme në të dy vendet, ku sfidë e përbashkët mbetet zhvillimi ekonomik, integrimin dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, kryetari i opozitës theksoi se vendi ka bërë hapa pas në standartet demokratike, kusht për integrimin europian, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, promovimi në nivele të larta drejtuese të shtetit dhe administratës të personave me precedent kriminal.