Ja kush janë shqiptarët dhe kosovarët që u dëbuan nga Italia për terrorizëm
Në kuadër 14 vjetorit të antentatit të 11 shtatorit 2001 në Amerikë, Ministria e Brendshme italiane ka publikuar statistikat e fundit mbi luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar në Itali.Prej janarit të 2015 e deri më sot janë dëbuar nga territori italian 45 persona, me kombësi të ndryshme e rezidentë prej vitesh në Itali, të konsideruar të rrezikshëm e në lidhje me aktivitetin e terrorizmin ndërkombëtar islamik. Mes tyre janë dhe disa nënshtetas shqiptarë e kosovarë, rastet e të cilëve janë publikuar dhe në mediat vendase.Në janar të 2015 nën firmën e Ministrit të Brendshëm italian u dëbua nga komuna e Pozaglios, në provincën e Cremonës ku jetonte prej disa kohësh drejt Prishtinës, 22 vjeçari kosovar Resim Kastrati me emër lufte Obeidullah.Me profesion kasap e i papunë, kosovari konsiderohej si luftëtarë i ISIS në pritje për t'u nisur drejt Sirisë. Në banesën e tij në Itali u gjetën materiale luftimi e dokumenta të propagandës së terrorizmit islamik.Në mars të 2015 u dëbua nga Italia kosovari Mohabi Ajeti, i cili jetonte prej 20 vitesh me familjen e tij në komunën e Maremma në provincën e Toskanës. Për Ministrinë e Brendshme Italiane Mohabi Ajeti ishte një xhihadist.Po në mars të 2015 në kuadër të operacionit "Balkan Connection" grupi antiterrorist i policisë italine arrestoi dy shqiptarët në lidhje gjaku mes tyre, xhaxha e nip, Alban e Elvis Elezi me akuzën e përhapjes së propagandës së Shtetit islamik ISIS e pjesëmarrjes në aktivitet me qëllime terroriste.Në fillim të korrikut 2015 operacioni i policisë italiane "Martesa" çoi në arrestimin e disa personave italianë e shqiptarë, pjestarë të një celule xhihadiste në lidhje krushqi mes tyre.Ndër shqiptarët e arrestuar qenë Baki Coku, daja i luftëtarit shqiptar të ISIS në Siri, Aldo Kobuzi, si dhe tezja e tij Arta Kacabuni, të cilët prej disa vitesh jetonin në provincën e Grosettos, në Itali.Shqiptari Aldo Kobuzi me bashkëshorten e tij xhihadisten e parë italiane Maria Sergio Giulia, gjenden tashmë në Siri sëbashku me nënën e tij.Në gusht të 2015 shtetasi kosovar Mevait Kokora rezidentë në Itali që prej vitit 2001 e rezident në provincën e Udines u dëbua nga ku shtet me urdhër të Ministrisë së Brendshme si person i përfshirë në luftën e Shtetit Islamik e përhapës i ideologjisë xhihadiste.Po në gusht të 2015 çifti shqipar Adrian e Jasmine Kollcaku me origjinë nga qyteti i Kavajës e rezidentë në provindën e Peruxhias janë personat e fundit të dëbaur nga territori italian në listën prej 45 personash të kombësive të ndrysme të konsideruar xhihadistë, propagandues të ideologjisë ekstremiste islamike e përkrahës së luftës terroriste të Shtetit Islamik, ISIS.Ndaj këtij rasti Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, reagoi publikisht duke u shprehur në faqen e tij Twitter; "Vazhdon aksioni i parandalimit të terrorrizmit. Dëbohet çifti shqiptar që nxiste xhihadin. Shkon në 45 numri i të dëbuarve nga dhjetori deri më sot."Në statistikat e publikuara sot nga Ministria e Brendshme italiane e Ministri Anxhelino Alfano konfirmohen se janë 65 persona të arrestuar në territori italian me akuzën e lidhjes me grupet ekstremiste islamike e 135 persona të tjerë hetohen në gjëndje të lirë.Luftëtarë të Shtetit Islamik, ISIS me kombësi italiane deri më sot rezultojnë 81 italianë, disa prej tyre mbajnë dy nënështetësi.Nga burimet e shërbimeve sekrete 18 prej tyre janë vrarë gjatë luftës në Siri.