Tragjedi në xhaminë kryesore në Mekë, 107 viktima nga rrëzimi i vinçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2015, 21:05
Shkon në 107 numri i viktimave pas tragjedisë së rëndë në xhaminë kryesore në Mekë, Masjid al-Haram. Ndërkaq të plagosur numërohen mbi 180 persona.Shkak i këtij bilanci të rëndë viktimash ka qenë shembja e një vinçi. Vinçi i përmasave të mëdha ra si pasojë e një stuhie shiu.Mes viktimave janë edhe shumë pelegrinë nga shtete të tjera të botës. Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë në momentin që ka rënë vinçi.Bilanci i viktimave është në rritje.
[caption id="attachment_578336" align="alignnone" width="962"]
Crane collapses into the grand Mosque in Mecca. Many casualties. 11/09/2015
source: Twitter[/caption]




