Murinjo në dilemë, Kasijas apo Lopez

Zhoze Murinjo, shumë shpejt do të përballet me një problem relativisht shqetësues, atë të zgjedhjes së portierit titullar. Pas kthimit të Iker Kasijas nga dëmtimi, ky i fundit normalisht që pret të kthehet si titullar të madrilenët, por ndoshta kjo nuk është ideja që mbështet me shumë trajneri portugez.Duke lënë pas zënkat mes të dyve, Murinjo i ka besuar verbërisht Diego Lopez që nga momenti kur ai u ble në Janar dhe portieri ia ka shpërblyer me paraqitje të jashtëzakonshme, duke u bërë protagonist absolut në të gjitha fitoret e mëdha të muajve të fundit me pritjet e tij.Për këtë arsye Kasijas nuk e ka më vendin të siguruar te Reali, duke parë se tashmë edhe tifozeria është disi e lëkundur. Sipas një sondazhi të zhvilluar dje nga gazeta sportive spanjolle "Marca", tifozët janë të ndarë mbi emrin e atij që duhet të jetë titullar në ndeshjen e fundjavës kundër Real Saragozës, pasi 50.6% (9682 votues) mendojnë se Kasijas duhet të jetë titullar, ndërsa 49.4% (9468 votues) kanë zgjedhur Diego Lopez.Një ekuilibër i tillë duket se dëmton Kasijas, pasi shihet qartë që kapiteni nuk vlerësohet më i paprekshëm dhe ndonjë "mrekulli" e radhës e Lopez në takimet e ardhshme mund ta kthejë në zëvendësues te Real Madrid edhe pse ai është kapiteni i Spanjës.