Incident në tubimin e AK-së, sulmohet Spahiu

Një incident është shënuar sot gjatë tubimit të Aleanca Kuq e Zi në qytetin e Elbasanit ku persona  ende të paidentifikuar kanë qëlluar me mjete të forta drejt kreut të AK-së Kreshnik Spahiu.Në një deklaratë për shtyp, policia ka po punohet për identifikimin e sulmuesve ndërsa e ka cilësuar protestën e zhvilluar nga AK-ja në Elbasan sit ë paligjshme.“Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu u godit me mjete të forta. Po punojmë për identifikimin e sulmuesve. AK bëri kërkesë në polici për zhvillimine protestës ditën e sotme. I kthyem përgjigje AK-së, sot nuk mundeshim,të siguronin tubimin se kishte aktivitete të tjera. Tubimi i AK nuk mund të bëhej në sheshin "Gensher",kishte lëvizje njerëzish. Ofruam forca policie për të zhvilluar tubimit tek Pallati i Sportit. Do të marrim në pyetje përfaqësues të AK përtubimin e paligjshëm në sheshin "Gensher". Përfaqësuesit e AK kanë detyruar persona të ndryshëm të marrin pjesë në tubim” ka theksuar policia.Ndërkohë në një reagim të saj Aleanca “Kuq e zi” e ka cilësuar si të pavërtetë deklaratën e policisë së Elbasanit se kjo forcë politike nuk kishte leje për të zhvilluar protestë.AK-ja ka akuzuar policinë se është kthyer në një vegël të pushtetit dhe nuk po mbron dot qytetarët.“Leja për tubimin e dërguar në drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit para dy javëve. Policia ishte e pranishme tek incidenti dhe nuk ndërhyri, ajo u largu kur filloi ngjarja. Sot në Elbasan nuk kishte asnjë aktivitet paralel me tubimin e partisë sonë. E drejta e tubimit është e garantuar me Kushtetutë, shteti ka degraduar, nuk po mbron dot qytetarët. Policia pa të gjithë ngjarjen dhe nuk reagoi, ajo është kthyer në vegël të partisë-shtet” thekson AK-ja.