Kukës, ringjallen shpresat për Bleona Matën
Ringjallen shpresat për gjetjen e Bleona Matës, 6-vjeçares nga fshati Zapot i Kukësit e cila rezulton e zhdukur që prej 3 vjetësh.Zenel Mata, gjyshi i vogëlushes Bleona Mata në fshatin Zapod të Kukësit, ka hedhur dyshime të forta mbi 19-vjeçarin Begzim Isa se mund të jetë ai rrëmbyesi i mbesës së tij, tashmë 9- vjeçare Bleona Mata.Sipas Zenelit, këto dyshime lidhen me ditën e 22 Majit të vitit 2010 kur pranë zonës ku u zhduk Bleona është parë një djalë i ri, nga gjyshja e Bleonës, të cilin ajo e identifikon me 19-vjeçarin IsaNë një linjë telefonike për “Ora News”Zenel Mata, gjyshi i vogëlushes shprehet se dyshimet për këtë person janë ngjallur tek familjarët që në momentin kur u bë publik lajmi se në fshatin Orgjost, të komunës Zapod, u zhduk i mituri me iniciale A.F dhe se rrëmbyesi i tij ka qënë bashkëfshatari.Ky lajm sipas tij ka ringjallur shpresën për marrjen e ndonjë informacioni për vendodhjen e Bleonës ndërkohë që po ashtu ka shtuar frikën e pranisë së ndonjë rrjeti trafikimi të qënjeve njerëzore në këtë zonë, duke qenë se ajo është zonë kufitare me Kosovën.Ndërkohë edhe nëna e Bleonës, Bukurie Mata ka akuzuar Begzim Isën dhe Qamile Matën për zhdukjen e vajzës së saj."Gjithmonë kam dyshuar se vajzën e ka rrëmbyer Begzim Isa dhe halla e Bleonës. Qamile Mata ka bashkëpunuar me të Bezgimin për rrëmbimin e Bleonës. Edhe pse kam pasur gjithmonë dyshime për këtë grup, dyshimet e mia nuk janë marrë parasysh” është shprehur e ëma.Familjarët e Bleona Matës kanë nisur kontaktet me policinë për të nisur verifikimet e duhura të cilat mund të vërtetojnë nëse i riu ka lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e vogëlushes Bleona Mata.Ndërkohë mësohet se forcat e policisë kanë shoqëruar hallën e Bleonës, Qamile Mata për ta marrë sërish në pyetje.Bleona është zhdukur, në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj, pasditen e 22 Majit të vitit 2010. Kërkimet për të u shtrinë në të gjithë vendin, por edhe jashtë tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.Kukës, rrëmben të miturin për qëllime trafikimi, prangoset 19 vjeçariNjë 19-vjeçar rrëmben një të mitur në Zapod të Kukësit me qëllim traikimin e tij jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve,19-vjeçari Begzim Isa, ka arritur që të gënjej 8-vjeçarin me iniciale A.F në qendër të fshatit dhe më pas e ka rrëmbyer për ta nxjerrë jashtë kufijëve në këmbim të parave.Sipas policisë së Kukësit mësohet se ka qenë denoncimi i prindërve të të miturit i cili nuk kishte mbërritur në shtëpi dhe menjëherë pas kësaj uniformat blu janë vënë në alarm dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.Nga informacionet operative është arritur të identifikohet personi i cili e kishte rrëmbyer fëmijën me qëllim trafikimin e tij jashtë vendit dhe më pas gjetjen e 8-vjeçarit nga Zapodi në shtëpinë e 19-vjeçarit Isa.I riu 19 vjeçar, që ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë, tashmë është në dhomat e paraburgimit, në drejtorinë e policisë së qarkut Kukës, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se fëmija në momentin e gjetjes nga uniformat blu ka paraqitur shumë probleme psikologjike duke deklaruar se rrëmbyesi e ka kërcënuar atë me pistoletë dhe për këtë arsye është në praninë edhe të një psikologe.