Nesër festohen Pashkët, besimtarët katolikë bekojnë ushqimin

Pak orë para kremitimit të ngjalljes së Krishtit besimtarët katolikë i drejtohen kishës katolike për të  marrë bekimin e ushiqmeve për të fetsuar këtë moment  të rëndësishëm të besimit të krishterë.Dhjetra qyetetarë i janë drejtuar Katedrale të Shën Palit në Tiranë por edhe në të gjitha kishat  katolike në mbarë vendin për të bekuar ushiqim e festës së Pashkës.Ndërsa flasin për traditën besimtarët katolikë thonë se në këtë ditë merret bekimi i Zotit për ushqimet e familjes e për këtë në mënyrë të veçantë ata i drejtohen kishës katolike me vezët e kuqe që janë simbol i ngjalljes së Krishtit dhe ripërtëritjes, si edhe ushqime të tjera që  janë në tryezën e Pashkës pas 7 javë kreshmë.Besimtaërt katolikë në mbarë botën festojnë këtë mbrëmje ngjalljen e Krishtit e kjo festohet përmes një meshe në mesnatë në kishat katolike.