Të dielën ndryshon ora, do flemë 60 minuta më pak

Sot në orën 2 të natës ndryshon ora. Akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara për të sjellë në fuqi orën legale dhe për ti dhënë fund periudhës së orës diellore.Ndryshimi i orës ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.Në Shqipëri dhe në vendet e Bashkimit Evropian, ora do të ndryshojë në të njëjtin çast.Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën ta çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.