Rama: Konventë për punësimin, ku puna e vetme është sharja e opozitës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 17:43
Kreu i PS-së Edi Rama ka ironizuar Konventën e PD-së për punësimin duke theksuar se puna e vetme e saj është sharja e opozitës.Në një reagim në profilin e tij në Tëitter, Rama shkruan se gjithçka tjetër veç sharjeve është një kopjim i programit të PS.“S’kanë faj vetëm këtë punë dinë dhe për këtë punë janë punësuar. Të tjerat janë veç kopjim i programit tonë, kishin 8 vjet ti beënin po tani po i mësojne prej nesh. 23 qershori koha për të ikur!”- shkruan Rama.Rama ka kërkuar pushimin nga puna në 23 qershor të këtyre pushtetarëve të cilët i ka cilësuar si parazitë antiopozitarë do t`i hapë rrugën 300 mijë vendeve të reja të punës.