Pashkët, zyrat e aplikimit të pasaportave do jenë të mbyllura të hënën

Zyrat e aplikimit të pasportave dhe të letërnjoftimeve elektronike do të jenë të mbyllura të hënën, më datën 1 prill. Kjo pasi kompania e prodhimit të pasaportave biometrike “ALEAT” nuk do të punojë ditën e hënë si pasojë e Pashkëve katolike.“Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton shtetasit shqiptarë se kompania ALEAT e prodhimit të pasaportave biometrike, si kompani private, në zbatim të Kodit të Punës, ditën e hënë, më datë 1 prill 2013, e ka ditë pushimi zyrtare, për arsye të festës së Pashkëve.I gjithë shërbimi i pasaportave do të jete i hapur normalisht në ditën e martë, datë 2 prill 2013 dhe në vijim” thuhet në njoftim.Por ndryshe nga zyrat e aplikimit për pasaporta e hëna do të jetë një ditë e zakonshme pune për të gjitha zyrat e gjendjes civile.“Ndërkohë që ditën e hënë, më datë 1 prill, shërbimi shtetëror në zyrat e gjendjes civile do të jetë i hapur në oraret e zakonshme të punës” thuhet në njoftim.