Prodhimet e importit "pushtojnë" tregjet shqiptare
Temperaturat e ulta dhe shirat kanë vonuar daljen e prodhimit vendas në treg. Si rezultat pjesa më e madhe e produkteve që tregtohen në Shqipëri janë të ardhura nga importi.Tregtarët shprehen se tashmë prej disa muajve po tregtojnë mall importi i cili është më i shtrenjtë. Megjithatë sipas tregtarëve pritet që malli vendas të hyjë në treg brenda 15 ditëve.Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtarëve, Alfred Bozhiqi u shpreh se tashmë një fenomen i tillë është i përhershëm në vendin tonë.Sipas Bozhiqit për të stabilizuar situatën do të kërkohet heqja e çmimit të referencës për disa produkte në mënyrë që të ulen çmimet.Në Shqipëri në periudhën e dimrit prodhimi vendas pakësohet pasi fermerët shqiptarë nuk marrin rriskun që të mbjellin perime dhe fruta duke qenë se kostoja e prodhimit është shumë e lartë.