PS: Biznesi i vogël, më i perskutuari nga Berisha

Partia Socialiste ka kërkuar sërish heqjen e taksës së sheshtë për biznesin e vogël. Genti Gazheli, i grupit të punës së programit për sipërmarrjen theksoi në një konferencë për shtyp se gjatë këtyre 8 viteve i persekutuari më i madh i Sali Berishës dhe pushtetit të tij ka qenë biznesi i vogël."Njerëzit e thjeshtë të ndershëm që kanë zgjedhur për të mbijetuar të hapin një aktivitet të vogël Sali Berisha me qeverisjen e tij dhe taksën e sheshtë I takson dyfish dhe I ka rritur në mënyrë arbitrare nivelet e taksimit.  Biznesi i vogël punëson drejtpërdrejtë në Shqipëri 166 mijë shqiptarë. 400 mijë vetë jetojnë me të ardhurat e biznesit të vogël. Situata rëndë e biznesit të vogël, ka varfëruar në ekstrem familjet shqiptare. Sikur të mos mjaftojë fakti se sot të vetëpunësuarit me këto aktivitete po falimentojnë Qeveria ka lëshuar taksidarët drejt tyre si xhandarë të dalë nga zinxhirët dhe kontrolli I ligjit. Taksidarët e qeverisë ngaqë nuk taksojnë bizneset e familjes taksojnë dyfish njerëzit e ndershëm që marrin frymë me një aktivetet të vogël ekonomik” theksoi ai.Gazheli theksoi më tej se biznesi i vogël ka nevojë të menjëhershme për Rilindje dhe se PS-ja kur të vijë në pushtet do të heqë taksën për biznesin e vogël.“Ne e kemi ftuar në vijimësi dhe vazhdojmë ta përsërisim edhe sot Taksa e Biznesit të Vogël duhet të hiqet sot! Për Partinë Socialiste biznesi I vogël është dhe do të jetë një partner kyc në shtimin e vendeve të punës.  Për Partinë Socialiste biznesi I vogël është instrument punësimi,instrument për rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve shqiptarë. Për ne biznesi I vogël nuk është thjesht një shifër e pakonsiderueshme sic shprehet për ta ministrin e Saliut, për ne është puna e 166 mijë shqiptarëve, është jeta e 400 mijë shqiptarëve.  Partia Socialiste është e angazhuar që pas 23 qershorit të heqë menjëherë taksën e biznesit të vogël për ti dhënë frymëmarrje 400 mijë njerëzve që jetojnë me ardhurat e këtij biznesi. Ky do jetë vetëm hapi I parë dhe i menjëhershëm që do të bëjmë në rrugën e Rimëkëmbjes së Ekonomisë” përfundoi ai.