PD-ja mbledh Konventën, në fokus punësimi
Partia Demokratike ka mbledhur sot Konventën e saj ku do të prezantohet programi për punësimin.Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur në fjalën e saj renditi një sërë arritjesh që ka bërë vendi gjatë qeverisjes demokrate."Rezultatet tregojnë se ne kemi krijuar 200 mijë vende të reja pune gjatë 8 viteve të qeverisjes sonë. Projektet tona të infrastukruës po punësojnë 55 mijë shqiptarë në vit. Papunësia ka rënë. Taksa e sheshtë po fut më shumë lekë në xhepat e qytetarëve. Taksa e sheshtë tregoi se është një model për pjesën tjetër të botës” tha Topalli.Sipas saj, gjatë qeverisjes demokrate, Shqipëria pësoi një transformim rrënjësor por shtoi se reformat nuk do të ndalet edhe gjatë mandatit të ardhshëm“Ne zgjodhem transformimin e vendit, qe nga ndertimi i rrugeve, deri te lehtesite per biznesin. Ne permiresuam doganat që gjithçka të lëvizte më shpejt. Ndërtuam 1300 shkolla dhe i pajisëm me internet, zgjeruam trajnimet profesionale për të lidhur të rinjtë me punën” theksoi Topalli.Patozi: Rama votoi kundër 220 mijë shqiptarëve