Rama mbledh të pakënaqurit e PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 16:00
Të djathtët e zonave periferike të kryeqytetit i janë bashkuar programit për një rilindje shqiptare të Partisë Socialiste.Kjo është konfirmuar nga një grup themeluesish të Partisë Demokratike të cilët janë shprehur gjatë një takimi në Laprakë me kryesocialistin Edi Rama se do ti bashkohen në këto zgjedhje alternativës së PS-së.Nga ana e tij kryesocialisti Edi Rama e ka cilësuar këtë një vendim emancipues për shoqërinë shqiptare.Rama është shprehur se tashmë po fryn një erë e re e kapërcimit të hendeqeve politike që ka hapur politika gjatë 22 viteve.