PD-ja mbledh Konventën, prezantohet programi,në fokus punësimi
Partia Demokratike ka mbledhur sot Konventën e saj ku është prezantuar programi i kësaj force politike ku në fokus do të jetë punësimi dhe pagat e larta.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi krijimin e vendeve të reja të punës si dhe rritjen e investimeve të huaja dhe vendase.“Garantoj sot shqiptarët që presin me padurim për të pasur vende pune se PD, qeveria, kryeministri, do bëjë çdo përpjekje për punësimin e tyre. Punësimi e pagat më të mira janë qëllimi më madhor i çdo reforme të programit të PD. Katër vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit për gjithë shqiptarët” tha Berisha.Sipas tij, shqiptarët duhet ta besojnë se ata mbajnë premtime. “Duhet të na besoni se në këtë sallë katër vjet me parë premtova 160 mijë vende pune, por u krijuan 200 mijë vende pune. Në gjithë jetën time politike kurrë nuk jam përpjekur se në këtë kohë, i kam rënë qark vendit dhe kam takuar investitorë, fermerë, mësues, blegtorë e të rinj etj” tha ai.Më tej, Berisha kujtoi se në kohen e krizes me te madhe qe bota njohu, qeveria shqiptare ia doli me sukses. “Ne beme gjithcka qe Shqiperine e renditem nder vendet me te mira ne bote per garancine e investimeve, lirine e biznesit, lirine fiskale. Duhet te na besoni se pas anetaresimit ne NATO, pasaportes se madhe te sigurise, jashte parashikimit tone, inevstimet e huaja ne vend u rriten me 360 %. Ne kater vite ne kete toke, qe me pareishte vendi i investimeve te mallkuara, kater vitet e fundit u investuan 12 milione dollare”- tha Berisha.Ai ka thene më tej se këtë javë vendi u bë ndoshta i vetmi në botë me asnjë taksë mbi kapitalin. “Votoni për Shqipërinë pa taksën e kapitalit, për veten, për punësimin, për rrogat më të larta” tha ai.Edhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj përshëndetëse në Konventë renditi një sërë arritjesh që ka bërë vendi gjatë qeverisjes demokrate.“Rezultatet tregojnë se ne kemi krijuar 200 mijë vende të reja pune gjatë 8 viteve të qeverisjes sonë. Projektet tona të infrastukruës po punësojnë 55 mijë shqiptarë në vit. Papunësia ka rënë. Taksa e sheshtë po fut më shumë lekë në xhepat e qytetarëve. Taksa e sheshtë tregoi se është një model për pjesën tjetër të botës” tha Topalli.Sipas saj, gjatë qeverisjes demokrate, Shqipëria pësoi një transformim rrënjësor por shtoi se reformat nuk do të ndalet edhe gjatë mandatit të ardhshëm“Ne zgjodhem transformimin e vendit, qe nga ndertimi i rrugeve, deri te lehtesite per biznesin. Ne permiresuam doganat që gjithçka të lëvizte më shpejt. Ndërtuam 1300 shkolla dhe i pajisëm me internet, zgjeruam trajnimet profesionale për të lidhur të rinjtë me punën” theksoi Topalli.Patozi: Rama votoi kundër 220 mijë shqiptarëve