ADOS, testi për fëmijet autikë
Për të herë të parë në Shqipëri vjen një instrument e mekanizëm që do i japw mundësi fëmijëve autikë të diagnostikohen më herwt me këtë çrregullim.Ados, shkurtimi i ermit "Diagnostikues Statistikor për Vëzhgimin e Autizmit" synon që pasi diagnostikimit të riaftësoj të prekurit me çrregullime të spektrit autik. Trajtimi do të bëhen në fondacionin "Fëmijët shqiptar në Farkë".DR. Anthony Bailey shef i katedrës së psikiatrisë për fëmijët dhe adoleshentët ne Universitetin e British Columbia ne Kanada, shpjegoi rëndësinw e ADOS."ADOS është shkurtimi për Diagnostikues Statistikor për Vëzhgimin e Autizmit. Ky instrument është një sërë detyrash dhe bisedash me një fëmijë ose përson të ri, për të cilin mendohet se mund të ketë një crregullim të spektrit të autizmit. Fokusi i tij është t'i ofrojë fëmijës mundësinë për të komunikuar dhe për tu përfshirë në ndërveprime sociale me ekzaminuesin dhe gjithashtu ofrimin e materialeve, me qëllim për të parë nëse fëmija preokupohet apo bëhet përsëritës me aspektet e caktuara të materialeve” tha aiMjeku Bailey shpjegoi se ADOS përdoret në disa vende të botës dhe është i përkthyer në disa gjuhë."ADOS-i kryesisht është përdorur në vendet ky flitet anglisht, ku dhe është zhvilluar për herë të parë. Megjithatë përdoret tani në shumë vende të botës dhe është përkthyer në disa gjuhë. Po ashtu është përkthyer dhe në shqip. Kështu që ne shpresojmë shumë që do të fillojë të administrohet në gjuhën e vendit, pasi të jenë kompletuar trajnimet e specialistëve të duhur” shtoi mw tej doktori.Ardhja e doktor Bailey do të jetë një mundësi e mirë për të trajnuar një grup specialistësh dhe këta të fundit do të shërbejnë si trajnues për të tjerë si psikiatri të fëmijës, pediatri, psikologë për të rritur numrin e specialistëve që të mund të përdorin testin.