Kukës, rrëmben të miturin për qëllime trafikimi, prangoset 19 vjeçari
Një 19-vjeçar rrëmben një të mitur në Zapod të Kukësit me qëllim traikimin e tij jashtë Shqipërisë. Sipas informacioneve,19-vjeçari Begzim Isa, ka arritur që të gënjej 8-vjeçarin me iniciale A.F në qendër të fshatit dhe më pas e ka rrëmbyer për ta nxjerrë jashtë kufijëve në këmbim të parave.Sipas policisë së Kukësit mësohet se ka qenë denoncimi i prindërve të të miturit i cili nuk kishte mbërritur në shtëpi dhe menjëherë pas kësaj uniformat blu janë vënë në alarm dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.Nga informacionet operative është arritur të identifikohet personi i cili e kishte rrëmbyer fëmijën me qëllim trafikimin e tij jashtë vendit dhe më pas gjetjen e 8-vjeçarit nga Zapodi në shtëpinë e 19-vjeçarit Isa.I riu 19 vjeçar, që ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë, tashmë është në dhomat e paraburgimit, në drejtorinë e policisë së qarkut Kukës, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se fëmija në momentin e gjetjes nga uniformat blu ka paraqitur shumë probleme psikologjike duke deklaruar se rrëmbyesi e ka kërcënuar atë me pistoletë dhe për këtë arsye është në praninë edhe të një psikologe.Avni Serani: Falenderoj Zotin që më shpëtoi djalin. Nuk bëj vetëgjyqësiAvni Serani, babai i vogëlushit 8-vjeçar që u rrëmbye dy ditë më parë në fshatin Orgjost, të komunës Zapod, e që fatmirësisht u shpëtua nga policia, ka deklaruar për mediat se nuk ka ndërmend që të bëjë vetëgjyqësi dhe se gjithçka e ka lënë në dorën e policisë.Në një prononcim shumë të shkurtër për media ai ka shtuar se djali i tij, minoreni me iniciale A.S tashmë është në shtëpi por është shumë i trembur nga gjithë kjo ngjarje.Ai ka shtuar se shtëpia e tij me atë të rrëmbyesit të djalit është vetëm 200 metra distancë, nga njëra- tjetrën, ndërkohë që rrëmbyesin e njihte i gjithë fshati pasi ai nuk është një person i rregullt në komunitet.Lidhur me ngjarjen Avni Serani thotë se sapo ka konstatuar se në familje nuk është kthyer i vogli i shtëpisë ka njoftuar policinë.