Pashkët, besimtarët presin ringjalljen e Krishtit
Të gjithë besimtarët katolikë festojnë këtë të dielë Pashkët. Gjatë mesnatës qindra besimtarë i janë drejtuar katedrales së Shën Palit në Tiranë, në të cilën janë mbajtur meshat përkatëse për ringjalljen e Krishtit. Katolikët të cilët morën pjesë në meshën e zhvilluar nën drejtimin e Imzot Rrok Mirdita, u lutën në këtë festë pashke për më shumë paqe e lumturi.Pak orë para kremtimit të ngjalljes së Krishtit, ditën e shtunë besimtarët katolikë u janë drejtuar kishës katolike për të bekuar ushqiqim e festës së Pashkës. Dita e rëndësishme për besimtarëve katolik është festuar në të gjithë botën.Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq dhe një nga simbolet është veza e cila është e ngjyrosur, që simbolizon ringjalljen