Mediu:Shoqëria shqiptare ka arritur një polarizim të tejskajshëm

Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu i cilësoi arritjet e kësaj maxhorance si një hap përpara drejt familjes së madhe evropiane, por ka shtuar se nuk duhet të arrihet në vetëkënaqësi dhe të ndalen ritmet e reformave.Ndërsa mori pjesë ne aktivitetin e Partisë Republikane të degës së Fierit, Mediu u shpreh se tashmë shoqëria shqiptare ka arritur një polarizim të tejskajshëm, i cili vetëm dëme dhe të çara mund të sjellë në shoqëri."Ajo që më ka bërë përshtypje dhe vazhdon të më lëjë një shije te hidhur, qe mendoj perben nje rrezik per ne eshte ndarja politike dhe uniformiteti partiak i paragjykimeve: ose lavderojme ose shajme gjithçka. Ky lloj agresiviteti, kjo lloj ndarje i sherben vetem nje grupi te vogel per te komanduar dhe kontrolluar gjithshka qe ka te beje me jeten tone, nje grupi te vogel ketu ne Kavaje apo kudo. Është koha qe ne duhet te flasim, te behemi vendimarres te jetes sone. Asnje ska te drejte te na gjykoj dhe pargjykoj, Liria qe kemi fituar eshte dhurate dhe e drejte nga zoti, jo qeveria" ka theksuar Mediu.Gjithashtu kreu i PR-së Fatmir Mediu e vuri theksin edhe në bllokaden që Partia Socialiste i ka bërë çështjes evropiane.