Shoqata "ALSAR" në ndihmë të 2 mijë jetimëve në Shqipëri

Shoqata humanitare "ALSAR" e cila operon prej vitesh në Shqipëri ndihmoi 2000 jetim në vend në ndihma monetare, ushqime dhe stimulime të ndryshme. Aplikuesit, persona nga e gjithë Shqipëria, janë bërë pjesë e Alsar ndërsa në aktivitetin e përvitshëm për të ndarë pagesat, drejtues të kësaj shoqate por dhe paralmentar të Turqisë u shprehën se këta fëmijë do të ndihmohen me të ardhura deri sa të mbarojnë shkollën po ashtu do të ndihmohen edhe për studime jashtë vendit.Deputet turk Cemal Yilmaz Demir dhe Ayhan Sefer USTUN thanë se program që ata mbështesin synon të dyfishojë numrin e personave jetim që do të ndrihmohen nga shoqata humanitare. Gjithashtu ata shprehën për miqësinë dhe afërsinë midis dy vendeve Shqipërisë dhe Turqisë."Shoqata po ndihmon sot dyfishin e jetimëve në shqipëri, po ashtu të gjithë ata që kanë nevojë. Shoqata Alsar vepron në 120 vende të botës për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie. Ne jemi si mysafir në këtë aktivitet pop o shohim nga afër se sa njerëz po ndihmon kjo shoqatë""Sikurse shteti jep kontribut për njerëzit që kanë nevojë po ashtu dhe ne e ndjemë të nevojshme të ndihmojmë jetimët në Shqipëri.  Ka një të vërtetë nëse paratë që janë në qarkullim në botë do të ndaheshin në mënyrë të barabrtë, atëherë nuk do të kishte më të varfër. Ndërsa për përshtypjet e mia dua të them se shqiptarët dhe turqit janë dy popuj të ngjashëm dhe të afërt. Në zonën ku unë jam deputet në Turqi ka shumë shqiptar dhe ne i shohim si vëllezërit tanë. Nëse populli shqiptar jeton mirë, edhe ndihemi rehat se mund të kontirbojnë në këtë situate”.Në këtë ditë, fëmijët jo vetëm që morën mbështetjen financiare dhe nisma të tilla që do të ndikojnë në të ardhmen e tyre por edhe pjesë e aktiviteve argëtuese.