Gjykata: "Burg pa afat" tre autorëve të vrasjes të 17-vjeçarit

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë burg pa afat për tre adoleshentë të cilët dyshohen se kanë  vrarë 17-vjeçarin Gjergji Prenga.Skerdilajd Hyka, Besart Seci dhe Jetmir Katana kanë dalë sot para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë së dhënë nga gjyqtari i gatshëm.Pas verifikimit të provave të sjella nga prokuroria, Gjykata e Tiranës ka rikthyer në qeli tre adoleshentët pasi dyshohet se në bashkëpunime me njëri tjetrin, por edhe me persona të tjerë që janë shpallur në kërkim ditën e enjte në mbrëmje kanë rrahur për vdekje, me mjete te forta Gjergji Prengën.Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur në zonën e "Kodrës së Priftit" në kryeqytet. Ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër person.