Konventa e PD,Rama: Sa më shumë kopjon, më fort vulosim programin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 14:08
Kryetari i PS-së, Edi Rama ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit për mbledhjen e Konventës së PD-së dhe deklaratës së tij për hapjen e vendeve të reja të punës.Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, kryesocialisti Rama ka vijuar me akuzat kundrejt kryeministrit për vjedhjen e programit të Partisë Socialiste.“Keni hapur 200 mije vende pune si thoni ju apo keni humbur në 4 vjet 51 mijë si thotë Instati juaj? Le të bëjmë një debat e ta shohim këtë! Sot vetëm orën nuk kanë kopjuar për konventën e programit. Sa më shumë kopjojn aq me fort vulosin programin tonë. Krenar për PS-në dhe Rilindjen” shkruan Rama.