Rifillojnë kërkimet në Sharrë për gjetjen e trupit të Julian Çelës

Hyjnë në ditën e 14-të kërkimet për gjetjen e trupit  të Julian Çelës në landfillin e Sharrës.Pas prishjes së eskavatorit ai është zëvendësuar më një tjetër dhe si rezultat gërmimet kanë rinisur përsëri mëngjesin e së shtunës duke i favorizuar edhe hapja e kohës.Deri në këto momente kërkimet janë  mbyllur pa gjetur ndonjë rezultat konkret në lidhje me gjurmët e djalit të zhdukur në 30 nëntor 2012.E megjithatë moti i keq nga ana tjetër nuk po ndihmon aspak kërkimet pasi rreshjet e shiut që vazhdojnë prej disa ditësh, pengojnë punën e grupeve të kërkimit.Landfilli i Sharrës vazhdon të jetë i rrethuar dhe i vëzhguar si një skenë krimi, pasi aty dyshohet se është hedhur trupi i 11 vjeçarit Çela, pas vrasjes nga Ardian Prrenjasi.Faktet e mbledhura ende nuk tregojnë asgjë konkrete në lidhje me fatin e të miturit. E vetmja gjë që e lidh monstrën me Julian Çelën është dëshmia e tij para oficerëve të policisë gjyqsore se e ka mbytur edhe më pas e ka hedhur në Sharrë trupin.Ndërsa hetimet janë të fokusuara edhe në dy pistat e tjera, ajo e trafikimit të 11 vjeçarit dhe hetimi për shkak të detyrës së të atit në shërbimin informativ shtetëror.Kërkimet vijojnë me të njëjtën intesitet bazuar edhe në grafikun e mbajtur nga kompania, për zonat ku janë hedhur mbeturinat e fundit të muajit nëntor.Gjetja e batanijeve dhe kockave nga ekspertët dhe ushtria, ka rezultuar pa sukses. Ndërkohë që familjarët e të miturit ndjekin nga afër kërkimet në Sharrë  duke pritur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.Grupi hetimor vazhdon të insistojë në kërkim me vetëm një ekskavator me kovë të vogël, duke patur pretendimin e saj për mos shkatërrim të provave materiale gjatë proçesit të kërkimit.