Aksident në Lezhë, vdes 26-vjeçari, plagosen 2 persona të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2013, 10:02
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mëngjes në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.Policia tha se makina ku udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga duke rezultuar fatale për njërin prej tyre.Sipas policisë viktimë e aksidentit është 26-vjeçari Rubin Cafi ndërsa dy të plagosurit janë Parid Shiroka 25 vjeç dhe Indrit Haliti 23 vjeç.Ndërkohë dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhen në spitalin ushtarak nën kujdesin e mjekëve.Tre të rinjtë që udhëtonin në makinën e cila doli nga rruga janë nga Velipoja e Shkodrës.