Tentoi të vrasë vajzën dhe veten, nënë e bijë në gjendje delikate
Gjendja shëndetësore e 45-vjeçares me inicialet A.P dhe të bijës së saj është ende delikate por fatmirësisht pa patur komplikacione të tjera.Mjekët thonë se nëna është duke u trajtuar në shërbimin e toksiokologjisë ndërsa vajza gjendet në reanimacion në terapi intensive. Shefi i shërbimi Zini Sulaj tha se lënda toksike e përdor për vetëhelmim është më e rënda ndërsa në momentin e mbërritjes në këtë pavion, nënë e bijë kanë qënë në rrezik për jetën.Dr Sulaj tha se ajo çka e komplikoi më tepër këtë gjendje është se 18 vjeçarja është me sindromën doun dhe e paralizuar dhe se nëna e saj në gjendje të rëndë shëndetësore e fizike sepse më parë është diagnostikuar me tumor.Por raste të tilla vetëflijuese më lëndë të tilla toksike janë shqetësuese në vendin tonë. Vetëm në një vit, 50 deri 60 persona humbi jetën për shkak të përdorimit të këtyre lëndëve për vetëhelmim. Shifër kjo që është lehtësisht e krahasuershme për të thënë edhe më e larta se vdekshmëria nga aksidentet apo nga armët e zjarrit.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku nëna 45-vjeçare tentoi të helmoj vetëm dhe të bijën 18 vjeçe. Ngjarja shokuese ndodhi në Bathore, në periferi të Tiranës dhe janë transportuar në spital nga familjarët, të cilët i kanë gjetur pa ndjenja.Sipas dëshmirë së parë që ka dhënë nëna arsye e këtij vetëfiljimi ishte gjendja e rënduar shëndetësore e psikologjike e saj pasi zbuloi se vuante nga kanceri dhe se nuk kishte kush të kujdesej për vajzën e saj 18 vjeçe e cila gjithashtu kishte probleme shëndetësore e lindur me sindromin Doun. Mjekët thanë se të dyja kanë shpëtuar mrekullisht ndërsa nëna ka gjendje të rënduar psikologjike, vajza po mbahet në terapi intensive.