Real Madrid jo më interesim për blerjen e Falcaos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2013, 13:46
Real Madrid ka braktisur pistën për blerjen e sulmuesit 27-vjeçar të Atletico Madrid, Radamel Falcao. Sipas portalit sportiv spanjoll "Fichajes.com", dy janë arsyet që kanë detyruar drejtuesit e klubit "Los Blancos" të heqin dorë nga bomberi kolumbian.E para ka të bëjë me kërkesën shumë të lartë të pagës, e cila shkon në 10 milionë euro në sezon dhe e dyta lidhet me rënien e formës së tij gjatë kësaj kohe.Falcao e nisi shumë mirë këtë sezon në La Liga dhe me kombëtaren e tij duke u shndërruar në yllin e tretë të Primera Division pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos por me fillimin e fazës së dytë të sezonit kolumbiani ka humbur në hijen e tij