Moratti: Jo kushte të favorshme për rikthimin e Mourinhos

Lajmi i djeshëm në mediat Italiane që fliste për një rikthim të mundshëm të Mourinhos në Milano është mohuar kategorikishtë nga Presidenti i Interit Masimo Morati. Rikthimi i "Specia One"  të zikaltrit aktualisht është një hipotezë e parealizueshme. Për të shuar entuziazmin e tifozëve që po ëndërronin kthimin në periudhën e lavdishme të portugezit ka menduar vetë presidenti Masimo Morati, i cili ka bërë të qartë se aktualisht nuk ekzistojnë kushtet e duhura për kthimin e tij në Itali."Me Murinjon kam shkëmbyer vetëm disa SMS në shenjë miqësie. Sigurisht, jam i kënaqur nga besnikëria dhe dashuria e tij për Interin. Por nuk ekzistojnë aktualisht kushtet për kthimin e tij në drejtimin e skuadrës tonë. Mendoj të rikonfirmoj Stramaçionin si trajner", ka sqaruar menjëherë numri 1 i zikaltërve para gazetarëve për të mbyllur këtë temë të hapur gjatë ditëve të fundit.I pyetur se çfare kishte në mesazhet e shkëmbyera dhe se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen Morati u përgjigj: "Ishin një çështje simpatie e ndërsjellë, jo për të krijuar një projekt. Ku i dihet në të ardhmen gjithçka mund të ndodhë!".Duke u kthyer te e tashmja e Interit, Morati ka folur edhe për ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit, rivalit historik të zikaltërve. "Puna e Stramaçionit nuk do të vlerësohet nga kjo ndeshje. Për ne është e rëndësishme të marrim tri pikët, pavarësisht faktit nëse kemi përballë Juventusin apo një ekip tjetër. Sigurisht, ata janë skuadra më e fortë në kampionat, por kjo nuk ndryshon objektivat tonë. Nëse gjërat do të shkojn si në ndeshjen e parë do të ishte një tjetër sukses i madh” përfundoi Morati për të përditshmen la Gazzeta dello Sport.