Tiranë, sherr midis adoleshentëve, vdes 17-vjeçari, në gjendje të rëndë shoku i tij 18-vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.Pas një sherri me mjete të forta midis disa të rinjëve, në zonën e Porcelanit, ka gjetur vdekjen 17-vjeçari, Gjergji Prenga.Burime nga policia bëjnë me dije se katër të rinj, janë zënë me njëri tjetrin me lopata dhe i kanë shkaktuar 17-vjeçarit, plagë të rënda.Gjergji Prenga, është dërguar me urgjencë për në spital, por ka humbur jetën rrugës, pasi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.Nga sherri mes katër të rinjve ka mbetur i plagosur edhe shoku i viktimës, 18 vjeçari Joland Frroku, icili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.Menjëherë forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi kanë identifikuar dy autorët e vrasjes së 17-vjeçarit, po punonjnë për kapjen e tyre.Konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, ka ndodhur në afërsi të një lavazhi në vendin e quajtur "Varri i Bamit"Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.