Rama në “Twitter”: PD-ja këtë herë s'arrinë dot 60 deputetë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, pas vendimit të Gjykatës për lirimin e babait të deputetit socialist, Saimir Tahiri.Ja çfarë shkruan Rama në faqen e tij në “Twitter”:“Arrestojnë babain për të përbaltur të birin! Babai del i pafajshëm po këtyre çfarë u mbetet? Veç turpi që s'dinë të ikin me nder nga pushteti.Saimir Tahiri është një djalë i shkëlqyer,një deputet i denjë, një drejtues dinjitoz për PS-në e Tiranës. Këto goditje të ulëta veç e nderojnë!Ta harrojnë se shtojnë baltën e hedhur ndaj nesh e do ia hedhin këtë herë popullit shqiptar! PD-ja s'arrinë dot  60 deputete. Ruajeni kete mesazh.Ah,nuk do debat? Po pse? Megjithë këto suksese do kishte shtrirë përdhe edhe Anxhelën! Po ska faj, e di dhe ai që është fundi.  Koha për të ikur.”