Policia dhe CEZ-i, bashkëpunojnë për goditur vjedhjen e energjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2013, 17:59
Policia e Shtetit dhe kompania Cez shpërndarje, nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi ku forcat e rendit angazhohen për të goditur dhe parandaluar vjedhjen e energjisë elektrike, nga subjekte të caktuara. Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, u shpreh se është hartuar një plan masash për të evidentuar të gjithë shkelësit e ligjit.Ndërsa administratori shtetëror i CEZ, Sahit Dollapi, dha sigurinë se personat e vetëm që do të furnizohen me energji elektrike janë ata që do të paguajnë.Marrëveshja e nënshkruar midis dy institucineve, pritet të japë rezultatet e veta në terren, në arkëtimet e CEZ dhe uljen e humbjeve në rrjet me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.