Statusi, artistët: I jep mundësi artistëve të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2013, 15:00
Pas apelit të artistëve nëpërmjet kreut të kësaj sindikate Reshat Ibrahimi,Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të dorëzojë statusin për këtë kategori.Por çfarë do të sillte ky status për artistët shqptarë? Sipas tyre veç të tjerave ky status i hap mundësi të reja punësimi artistëve të rinj.Ditë më parë kryetari i sindikatës së pavarur të artistëve shqiptarë ngriti këtë shqetësim në RTV “Ora News” me të cilën vuri në lëvizje edhe reagimin e qeverisë i cili ka ngjallur mjaft shpresa tek mbarë artistët shqiptarë