Konçesionarët për taksat e automjeteve të përdorura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2013, 18:10
Përgjysmimi i taksës për automjetet e përdorura, do të falimentonte konçesionarët dhe është një hap prapa për arritjen e standarteve.Kreu i shoqatës së transportit, Ferdinand Ibrahimi, u shpreh se një vendim i tillë nuk është i drejtë, pasi do të ulte numrin e të punësuarve në kompanitë e automjeteve të reja dhe natyrisht nivelin e shitjeve.Sipas kreut të shoqatës, gjatë vitit që lamë pas dhe muajve të parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë 60 mijë automjete të përdorura si asnjëherë më parë.Vetëm para pak ditësh, kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të përgjysmohen taksat e automjeteve në mënyrë që ti jepet mundësia për të pasur automjete edhe atyre personave që kanë të ardhura të pakta.