Shkozet, magazina me bimë mjekësore përfshihet nga flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm një magazinë bimësh mjekësore në Shkozet të Durrësit.Sipas informacioneve më të fundit, flakët kanë përfshirë  magazinën e sherebelit në rrugën e doganës në Shkozet por fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 6 zjarrëfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje po heton në dy pista atë të një zjarrëvënie të qëllimshme dhe rënies së zjarrit në mënyrë aksidentale.