Gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, vijon pyetja e dëshmitarëve
Gjykata e Krimeve të rënda ka zhvilluar sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, I cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj.Seanca vijoi me dëshminë e të plagosurës në këtë ngjarje Eleni Ndoka e cila ka deklaruar se nuk ka njohur asnjë nga personat e përfshirë në vrasjen e kryekomisarit."U plagosa në këmbë pasi isha tek dera e shtëpisë por nuk njoha asnjë nga personat. Nuk arrij të kujtoj shumë nga ngjarja e asaj ditë” është shprehur Eleni Ndoka.Ndërkohë në seancën e kaluar u pyetën 7 dëshmitarët e organit të akuzës dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga i pandehuri.Të gjithë të pyeturit, pranuan para togave të zeza se kishin parë viktimën dhe efektivët e tjerë të policisë duke patrulluar zonën, ku edhe ka ndodhur ngjarja e datës 13 shtator në zonën e Shijakut.Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.