Komisioni i ligjeve shqyrton sot ligjin për planifikimin e territorit
Komisioni i ligjeve shqyrton sot projektligjin për planifikimin e territorit. Projektligji kaloi dje në parim vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese.Për opozitën, këto ndryshime ligjore janë të papranueshme, pasi po kryhen në një moment kur njësitë vendore kanë nisur planifikimet e territoreve.Deputetët e opozitës në këtë komision u shprehën se ligji i miratuar që në 2009 nuk është zbatuar dhe se ndryshimet duhet të diskutohen me ekspertët dhe grupet e interesit . Sipas tyre ndryshimet në projektligjin e planifikimit të territorit 6-fishojnë gjobën për qytetarët që ndërtojnë pa leje duke mbështetur shkelësit e mëdhenj.Ndërsa mazhoranca shprehet se ndryshimet do të bëjnë të mundur që i gjithë procesi i hartimit të planifikimit të territoreve, por edhe të shfrytëzimit të jetë shumë më fleksibël se më parë.Ndërkohë,nisma e propozuar nga qeveria synon rritjen e autoritetit të pushtetit vendor gjatë procesit të administrimit, planifikimit dhe miratimit të planeve të zhvillimit.Ndërkohë komisioni i ligjeve do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”.