Fyle në Tonight Ilva Tare: S`ka progres raport në prill, kujdes zgjedhjet

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Stefan Fyle, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare në “Ora News”.Pyetjes pse zgjodhët të merrnit pjesë në një aktivitet me praninë e shoqërisë civile, akademikëve, medias dhe qytetarëve për t'u kërkuar angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit, komisioneri Fyle u përgjigj:“Së pari nuk kemi bërë ndonjë ndryshim në politikën tonë. Ne kemi thënë se perspektiva evropiane nuk i përket vetëm qeverisë, por edhe shumë aktorëve të tjerë që duhet të marrin pjesë në këtë proçes në mënyrë që pronësinë e këtij proçesi ta kenë të gjithë dhe shoqëria civile është njëri prej këtyre aktorëve tejet të rëndësishëm. Dhe, së dyti, në këtë moment të caktuar të vitit mua më duket se politikanët janë gjithnjë e më të përqëndruar në zgjedhjet e ardhshme. Vullneti i tyre për të ecur përpara përsa i përket axhendës së integrimit në BE ka një vlerë korresponduese, pra në të njejtin nivel. Prandaj vendosëm që të vazhdojmë dialogun duke u fokusuar tek shoqëria civile dhe nëpërmjet edhe medias, për të përfshirë sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur.”Fyle u shpreh gjithashtu se i vinte keq që në këtë aktivitet nuk kishte përfaqësues nga Partia Demokratike edhe pse ishin ftuar, pasi mënyra se si u fol aty për shumë çështje ka qënë një mënyrë ku të gjithë mund të gjejnë një mënyrë për të kontribuar në debat dhe për ta çuar përpara.Pyetjes se përse është në interesin e Shqipërisë të bëhet pjesë e BE-së, komisioneri Fyle u përgjigj:“Unë mund t’u jap qytetarëve shqiptarë perspektivën e BE-së, por mendoj se për këtë çështje duhet të japin shpjegime përpara qytetarëve politikanët shqiptarë. Politikanët evropianë vendosën shumë kohë më pare dhe arritën në përfundimin se Ballkani Perëndimor duhet të kthehej në një zonë stabiliteti dhe paqeje. Në të njejtën kohë, t'i ofrohej në të ardhmen begati vende të Ballkanit Perëndimor dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë ishte duke iu ofruar atyre antarësimin në BE. Vetë shqiptarët duan shumë që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE-së. Unë kam parë shumë sondazhe dhe ndoshta Shqipëria është një nga vendet më entuziaste për antarësimin në BE. E vetmja gjë që uroj është që kjo të dukej edhe në llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e autoriteteve dhe të gjithë aktorëve politikë që të japin rezultate pikërisht për këtë pritshmëri.”Fyle u shpreh gjithashtu dhe për faktin që ekziston një mur mes dëshirës së shqiptarëve për t'u bërë pjesë e BE-së dhe politikanëve nga ana tjetër.“E vetmja gjë që dëgjojmë kur vijmë në Shqipëri janë 3 ligjet, politikanët në barrikadat e tyre dhe askush nuk dëshiron që të bëjë kompromis. E shoh që ka një trysni që është gjithnjë e në rritje për shkak të zgjedhjeve, por shoh gjithnje e më pak vend për kompromis. Edhe projekti i BE-së funksionon falë kompromisit dhe është në interesin e 27 shteteve anëtare që së shpejti bëhen 28 me Kroacinë. Gjithmonë ka nevojë për kompromis dhe politikanët e kuptojnë se shpirti i kompromisit nuk është mosrealizimi i ambicjes së një vendi, pra e ardhmja dhe aspirata e tij. Ka nevojë për më shumë gjithëpërfshirje. Dera është e hapur. Ftesa për të kaluar nga ajo derë qëndron ende dhe ka qenë aty. Ajo që mungon është Shqipëria që nuk po jep rezultate për ato kërkesa që janë bërë dhe më vjen keq. Por zgjerimi është sa aspekt politik, aq edhe teknokratik. Ka një balancë të mirë midis politikanëve që e çojnë përpara, por vendet kandidate duhet të japë rezultate dhe integrimi varet nga meritat e secilit vend. Meqë ra fjala. Aftesia e politikanëve shqiptarë për të rënë dakord për çështje të cilat janë të nevojshme që të krijojnë mjedisin e duhur ekziston, si për shembull e treguan me liberalizimin e vizave, por duhet të jetë diçka tjetër që e pengon. Duhet të ketë duhet edhe diçka tjetër dhe e kanë në dorë politikanët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë që të gjejnë përgjigjet.”Pyetjes se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 23 Qershorit për proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE, fyle u përgjigj:“Shumë të rëndësishme. Shtetet anëtare, dhe jo Komisioni, e kanë bërë të qartë në Dhjetor se mënyra se si do të bëhen zgjedhjet do të jetë shumë e rëndësishme për integrimin e mëtejshëm, për hapat e mëtejshme të integrimit të Shqipërisë. Çdo palë zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Të gjitha. Por në rastin e Shqipërisë, ne nuk harrojmë dot se çfarë ndodhi në 2009 dhe më pas. Shpresoj që të gjithë të jenë duke punuar shumë. Mund t’ju them se përsa i përket komunitetit ndërkombëtar ne po punojmë shumë, pra që problemet të mos përsëriten. Ndoshta është tepër herët për të folur për një imazh të caktuar. Por mendoj që po t'i shohim shtetet anëtare se si i trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me Shqipërinë, natyrisht që duhet të themi që ka një pritshmëri shumë të lartë përsa i përket zgjedhjeve. Unë shpresoj që politikanët shqiptarë dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në përgatitjen e zgjedhjeve do të dërgojnë një mesazh shumë të qartë, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për komunitetin ndërkombëtar që ne mund të bëjmë zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Janë shtetet anëtare të cilat po përpiqen që çdo herë të kenë zgjedhje gjithnjë e më të mira. Kjo nuk është tragjedi në vetvete. Është një prirje. Është një prirje  angazhimi për atë që vendet janë në gjendje të arrijnë. Do të varet shumë nga OSBE-ja dhe ODHIR-i. Edhe ne do të kemi njerëzit tanë që do të jenë pjesë e misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR-it. Do të luajmë rolin tonë siç dhe e kemi bërë në përgatitjen e zgjedhjeve. Po presim ashtu si edhe vetë shqiptarët raportin paraprak të OSBE-ODHIR-it dhe pas zgjedhjeve edhe raportin përfundimtar dhe së bashku me Përfaqësuesen e Lartë dhe zv/Presidenten e Komisionit, pasi të shikojmë e dëgjojmë ODHIR-in, do të japim gjykimin tonë”.“Unë kam dëgjuar spekullime tek-tuk. Rregulli numër një është që të mos komentoj dhe të mos bëj komente për spekullime, pasi atëherë spekullimet mund të kthehen në teori apo në alternativa. Unë mendoj se synimi është, dhe unë shpresoj që të jetë edhe synimi të cilin e ndajnë të gjithë politikanët shqiptarë, që të bëjnë më të mirën e mundshme dhe çdo gjë të mundur që të ketë sa më pak terren për kontestim të zgjedhjeve. Unë jam një nga ata që them që na duhet  të mësojmë nga gabimet tona dhe nuk duhet të kemi frikë që të shikojmë veten tonë në pasqyrë dhe të shikojmë ku i kemi gabimet, por kurrë nuk do të jemi në gjendje që të bëjmë në mënyrë absolute çdo gjë, në rast kur nuk kemi një partner që ka vullnetin e duhur. Dhe mund të shtoj që në rast se ky partner apo këta partnerë, sepse bëhet fjalë për të gjithë palët e interesuara, na thonë që kjo mënyrë është më e mirë, unë sigurisht që do reflektoja për këtë. Ne e kemi për zemër Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë.I pyetur nëse ka ndonjë plan B, C, D etj, Komisioneri Stefan Fyle u shpreh:“Nëse plani A janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme? Unë e di se si funksionojnë gjërat në një pjesë të Evropës që sa herë që thuhet që ka një plan B, harrohet plani A. Plani ynë A është vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Le t'i realizojmë ato.Fyle u shpreh gjithashtu edhe për faktin që edhe pas rekomandimeve që ai dha për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, tre ligjet nuk u miratuan dhe politikanët shqiptarë nuk e morën parasysh këtë rekomandim dhe nuk mund të japin rezultate edhe për kërkesa kaq minimale.“Jam i zhgënjyer pasi ndonjëherë më duket sikur gjithmonë problemi ka qenë te këto tri çështje. Ne kishim një listë të gjatë dhe qeveria bashkë me opozitën ja dolën t'i realizonin, në gati 95%, për të mos thënë më shumë. Ka pasur një moment që, si opozita dhe qeveria, kanë vënë interesin e vendit mbi interesat e tyre vetiake. E vetmja gjë që unë nuk kuptoj është se përse kur ishim aq afër vijës së finishit, pati një ndërthurje dhe lidhje të çuditshme që e komplikuan çështjen.”Në lidhje me referendumin për miratimin e tri ligjeve që maxhoranca e miratoi në parlament  edhe pse nuk i kontribuonte kulturës së kompromisit dhe të gjithëpërfshirjes Fyle tha: :“Zgjerimi ka të bëjë me të mësuarit e metodës evropiane dhe mënyra evropiane nuk ka të bëjë vetëm me rezultatin, por edhe me metodën se si arrihet deri diku. Pra, nëse dikush këtu mendon se ne do të kënaqemi me miratimin me referendum të tri ligjeve, duke shmangur konsensusin dhe gjetjen e një kompromisi, duhet të dijë se kjo nuk do të funksionoj딓Në këtë kohë krize ekonomike dhe financiare ne do të jemi shumë më të fortë nëse i bëjmë ballë sfidave, që kanë të bëjë me punësimin, me rritjen e ekonomike dhe me konkurueshmërinë në rastin se jemi të gjithë bashkë. Më mirë bashkë të gjithë se sa secili veç e veç, ndonjëherë edhe në kurriz të të tjerëve. Sa më shpejt që Shqipëria t'i rikthehet rrugës së integrimit, aq më shpejt do të hapen negociata për antarësim. Aq më mirë do të jetë për shtetin e së drejtës, në pavarësinë e drejtësisë, në një klimë më të mirë biznesi. Ekonomia është një problem, një sfidë e madhe në Shqipëri. Unë dëshiroj një sinjal shumë të fortë përsa i përket axhendës evropiane që të ketë sa më shumë ardhje investitorësh dhe jo të largohen nga Shqipëria dhe fatkeqësisht kjo po ndodh. Kur shikojmë që investitorët e huaj, që planifikojnë  investime afatgjata, por pastaj largohen duke u ankuar për shtetin e së drejtës ose, më saktë, për mungesën e shtetit të së drejtës, natyrisht që është shqetësim. Por, mbi të gjitha, duhet të jetë shqetësim edhe për vetë shqiptarët.”Pyetjes se çfarë ndikimi ka pasur kriza aktuale ekonomike në vendet e BE-së, në procesin e zgjerimit, ose siç njihet “lodhja e zgjerimit”, ndërkohë që ka krizë ekonomike edhe në vendet kandidate dhe aty quhet “lodhja nga reformat”, Fyle ju përgjigj:”Nuk është një përgjigje politikisht korrekte. Më thoni një shembull, ku shtetet antare nuk e kanë mbajtur premtimin që kanë bërë për zgjerimin, nuk keni për të gjetur një rast të tillë.  Prandaj e them. Pra, kriza ekonomike natyrisht që po e bën BE-në që ta marrë seriozisht integrimin evropian. Edhe në lidhje me vendet kandidate, nuk do të thotë që ne po i braktisim  këto vende, por përkundrazi dëshirojmë që t'i përfshijmë gjithnjë e më shumë edhe në këto procese aktuale të reformave ekonomike, bankave e të tjerë, sepse këto vende në të ardhmen do të jenë vende anëtare.  Kështu që këto janë thjesht justifikime të mëdha, kur flisni për lodhjen nga reformat. Aty ku e shoh unë problemin, është se tek disa nga partnerët tanë axhenda e brendshme lë në hije axhendën europiane. Zgjerimi drejtohet nga politikanët dhe nuk do të gjeni asnjë rast të vetëm ku politikanët kanë dështuar në angazhimet e tyre për zgjerimin.”Komisioneri Fyle ju përgjigj kështu pyetjes nëse sfidat ekonomike me të cilat do të përballet Shqipëria në muajt e ardhshëm, do të kenë ndikim në proçesin e integrimit:”Shpresoj që jo, sepse ne do të përballemi me këto sfida së bashku. Pra ne do të ndihmojmë ekonominë shqiptare me përforcimin e shtetit ligjor, që komuniteti i biznesit të ndjehet më i qetë në Shqipëri. Të dyja palët kanë vetëm përfitime nëse e përshkallëzojmë proçesin e zgjerimit. Kroacia do bëhet shteti i 28-të. Do çelim negociatat me Malin e Zi. Shtetet anëtare kanë dhënë në dhjetor një udhërrëfyes tepër të qartë për Serbinë, për Kosovën po ashtu, për ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ka kushte shumë të qarta për aplikimin e besueshëm për sa i përket Bosnje-Hercegovinës. Përsa i përket Shqipërisë, ne jemi seriozë dhe jemi të vendosur që të kemi një angazhim të rregullt edhe në një nivel të lartë por edhe në një nivel pune, dhe se si do të quhet, po ju them se presim ide dhe nga politikanët shqiptarë sepse duam që ata të ndjejnë pronësinë e kësaj çështjeje.”Ndërsa për faktin që në mes të Prillit do të bëhet një raport që do të diskutohet nga shtetet anëtare në Qershor dhe se si do të jetë ky raport për Shqipërinë, Fyle u shpreh:“Nuk mendoj që do të kemi një raport për Shqipërinë. Po të ketë progres dhe  të kemi diçka për të raportuar, unë do të jem i pari që do të shtyj që të dalë ky raport. Por, po s’pati progres nuk do të ketë raport dhe e kundërta. Çfarë do them unë? Me falni, por që nga tetori, kur bëmë rekomandimin, nuk ka patur progres? Kjo nuk do të ishte serioze. Unë jam tërësisht i angazhuar dhe i vendosur që ne të japim një raport thelbësor në rast se do të kem në dorë rezultate të forta për t'u bazuar. Por nuk i kam këto rezultate. Në rast se do të shikoni shtetet anëtare ata duan që ne të raportojmë në rast se do të ketë diçka për të raportuar. Çdo rast është i veçantë. Nuk mund të krahasojmë gjëra të pakrahasueshme. Përveç raportit të kaluar të progresit, ne gjithmonë e kemi lavdëruar rolin e Shqipërisë në rajon, për bashkëpunimin që ka Shqipëria. Shqipëria ka qenë burim stabiliteti në rajon dhe ne e vlerësojmë këtë shumë. Në fund të vitit të shkuar, shtetet anëtare, bënë një koment që retorika nacionaliste që dëgjojmë ndonjëherë, që vjen nga Tirana, nuk ndihmon për sa i përket imazhit të Shqipërisë. Nacionalizmi, nuk është i shëndetshëm dhe duhet luftuar brenda shteteve anëtare apo vendeve kandidate apo atyre potencialisht kandidate. Ne nuk duhet të ngatërrojmë nacionalizmin me patriotizmin dhe nacionalizmin me interesin tonë të përbashkët, interesat e minoriteteve në vende të tjera duhen marrë në konsideratë në mënyrë absolute. Unë shpresoj që nuk do të vazhdojë në mënyrën që kemi dëgjuar së fundmi dhe unë përpiqem të lexoj ndërmjet rreshtave të atyre deklaratave që bëhen. Është në interesin tuaj që të siguroheni që shqiptarët jetojnë në kushte të mira, pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Unë shpresoj që të shmangim retorikën nacionaliste e cila, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian po na bën të gjithëve të mos ndjehemi mirë.”Pyetjes nëse besoni vërtet që Maqedonia ka problem vetëm me emrin apo kërcënimi më i madh janë marrëdhëniet e helmuara ndëretnike, Komisioneri Fyle u përgjigj:“Nuk ka qenë kurrë vetëm çështja e emrit. Ka patur disa çështje, për shembull, po të shikojmë dialogun e nivelit të lartë për anëtarësimin, ka patur disa çështje për të cilat ne kemi folur. Ajo që po thoja unë është që ndërkohë  procesi i Ohrit duhet fuqizuar më tej, në mënyrë që të ndihmohen këto marrëdhënie ndëretnike, jo të ndërlikohen ato në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë unë kam qenë në anën e atyre që kanë thënë që, nëqoftë se nuk gjendet një zgjidhje për emrin, atëherë nuk do të ketë një ndikim shumë të mirë në marrëdhëniet ndëretnike. Unë kam qenë shumë i inkurajuar kur kam parë që në Shkup janë marrë disa hapa pozitivë, edhe në Sofje kam vlerësuar shumë politikanët bullgarë që kanë treguar kurajë atje edhe përpjekjet e zotit Mimiç natyrisht në kontekstin e procesit të zgjerimit të cilat kanë intensifikuar kërkimin për një zgjidhje. Po të shikohen komentet që bëj unë në Tëitter, ndoshta ju nuk i vlerësoni të gjitha ato, por të gjitha janë në interesin e Shqipërisë. Të paktën nga këndvështrimi im personal, por edhe nga Komisioni, kemi të bëjmë me një çështje angazhimi.”“Ne gjithmonë kërkojmë miq dhe një miqësi që të jetë e bazuar në vlerat dhe parimet e BE-së. Këto do të ishin gjëra shumë të rëndësishme dhe këto do të ishin miq edhe të mitë. Më falni, por ndonjëherë ne përpiqemi që të krahasojmë gjërat, por na duhet të pranojmë se po krahasojmë gjëra të pakrahasueshme që nuk krahasohen dot.  Serbia dhe Kosova është një çeshtje vërtet delikate dhe e vështirë.  Çdo vend tjetër partner ka një situatë tjetër specifike. Unë mendoj që angazhimi ynë, vullneti ynë, politikat tona janë në nivelin e duhur me sfidat.”Ndërsa në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri Fule u shpreh:”Shpresoj që të mos jem unë i vetmi që dëshiroj të shoh rezultate. Shpresoj që shqiptarët dëshirojnë të shikojnë rezultatet. Nëse kemi parë arritjet e të gjithë zinxhirit të fazave që ka lufta kundër korrupsionit?  Jo, nuk i kemi parë. Por nuk mund të arrihet vetëm për një ditë, një javë apo një muaj. Të shohim që të akuzuarit shkojnë në gjykatë, të dënohen dhe shkojnë në burg, këto janë provat që duam të shohim. Për shtetin e së drejtës dhe gjyqësorin, ka patur progres por tejet të ngadaltë në mënyrë që ne të jepnim rekomandimin për fillimin e negociatave,. Natyrisht edhe pas raportit të fundit të progresit, ato kanë mbetur 12 prioritete kyçe në fokus të punës që duhet bërë. Roli për sa i përket organizatave kriminale, nuk mund të spekuloj dhe nuk do të spekuloj për to këtu. Unë mendoj që vetë qytetarët shqiptarë, kam ndjesinë që politikanët shqiptarë, duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha që kurdoherë që të kenë nevojë për sistemin e gjyqësorit, qytetarët të presin në fund të fundit vetëm një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe profesional.”Dhe në fund për pyetjen se çfarë do të ndryshojë në sistemin gjyqësor kur Shqipëria të jetë më afër BE-së, Fyle tha:”Sistemi gjyqësor do të jetë i paanshëm, profesional dhe njerëzit në rast se do të kenë probleme dhe do të duhet t’i drejtohen gjyqësorit, pa u menduar dy herë nëse do ta çoj cështjen në gjyq apo jo, a më duhet t’i jap ndokujt rryshfet apo diçka të tillë? Sepse Shqipëria do të tregojë rezultate për një gjyqësor i cili është i bazuar në vlera të vërteta, dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndjehen mirë dhe që asgjë e keqe nuk mund të ndodhë dhe që edhe sikur të ndodhë ndonjë gjë e tillë ata mund të drejtohen gjithmonë tek gjyqësori që do të jetë gjithmonë në krahun e tyre dhe do t’i mbrojë.”