Berisha:Do inkurajojmë kërkimin shkencor të ICT-së
Kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të inkurajojë kërkimin shkencor në fushën e teknologjisë dhe programimit.Në një bashkëbisedim për teknologjinë, kryeministri Berisha theksoi se është i domosdoshëm një fond i veçantë për fakultetet dhe katedrat e kësaj fushe.Gjithashtu kryeministri theksoi më tej se qeveria do të bashkëpunojë me kompanitë private për zhvillimin e projektit “Tirana High tech park”"Do të bashkëpunojmë me kompanitë që tu krijojmë të gjithë lehtësirat në këtë fushë. Qeveria është e gatshme të bashkëpunojë për zhvillimin e“Tirana High tech park” ku do të jetë një territor me një regjim fiskal simbolik. Do të jetë një territor me të cilin do bëjmë gjithçka për të ndërtuar një infrastrukturë më moderne. Ne kemi nisur bisedime me vende mike që kanë ekspertizën më të lartë në ndërtimin e high tech parqeve. Qeveria mundet të konsiderojë edhe subvensionin por unë e theksova këtë për fakultetin por qeveria për arsye zhvillimi mund ta marrë edhe këtë nismë. Për ne është e rëndësishme që më talentuarit në këtë fushë të gjejnë hapësirën për të zhvilluar talentin e tyre” theksoi kryeministri.Kryeministri Berisha theksoi më tej se qeveria në bashkëpunim edhe me kompanitë private të ICT-së do të bëjë të mundur rritjen e sigurisë dixhitale."Gara tani zhvillohet midis trurit dhe dixhitales. Siguria në mobile është prapa ne ju inkurajojmë ju dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të krijuar shkallën e lartë të sigurisë” theksoi më tej kryeministri.