Olldashi:Rama i quajti banorët "çeçenë"
Ministri Sokol Olldashi ka reaguar ndaj deklarates së Edi Ramës për legalizimet, me anë të një deklarate për mediat në të cilën thuhet:"Edi Rama molloisi prapë sot. Këtë herë për legalizimet. As dëgjoi njeri, as pyeti njeri e as e kuptoi njeri.Rama u tha qytetareve që "i pikon shpirti e s'e zë gjumi natën" për hallin e tyre. Gënjeu! Vetëm pak vite më parë i quante "cecenët e Saliut që po shëmtojnë Tiranën"Rama tha se qeverisë do t'i duhen 160 vjet për të mbyllur proçesin. Gënjeu! Megjithëse vetë ai kur drejtonte bashkinë dhe, me porosinë e tij, të gjithë kryetarët socalistë të bashkive dhe komunave kanë bërë çdo përpjekje për ta penguar proçesin, legalizimet do të mbyllen brenda vitit 2013. Ne po legalizojme aktualisht diçka më shumë se 2300 objekte në javë, pra rreth 10.000 në muaj. Deri tani nga 270 mijë aplikime, janë kualifikuar 230 mijë, janë përditësuar në terren 140 mijë, është bërë kalimi i pronësisë për 103 mijë parcela, janë dhënë lejet për 65 mijë ndërtime, janë dëmshpërblyer 5458 pronarë, me 5.527 miliardë lekë të reja. Këto janë statistikat e legalizimeve, të cilat tregojnë se angazhimi ynë për të mbyllur proçesin brenda vitit 2013 është real dhe i vërtetë.Rama, për 11 vjet në krye të bashkise, la pa legalizuar mijëra familje, edhe në qendër të kryeqytetit, për shkak të abuzimit me lejet e ndërtimit. Disa mijëra qytetarë të Tiranës po marrin hipotekat e shtëpive të tyre vetëm në sajë të ndërhyrjes ligjore të qeverisë Berisha. Njeriu që krijoi paligjshmërinë nuk mund të premtojë legalizimin. Njeriu që i quajti banorët "çeçenë e të palarë" nuk mund të përlotet sot për "hallet" e tyre."