Shqipëria ka rrogat më të ulta në Europë
Shqiptarët marrin pagat më të ulta në rajon vetëm, 283 Euro.Këtë e vërteton një studim i kryer prej Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë. Në analizën e këtij instituti janë marrë 20 vende të rajonit përsa i përket nivelit të rrogave që ata marrin. Fqinjët e Shqipërisë si Kosova, Maqedonia apo Serbia renditen shumë më lartë se vendi ynë. Kështu në Kosovë paga mesatare është 360 Euro, në Maqedoni 498 Euro dhe në Serbi 508 Euro. Ndërkohë vendi me pagën më të lartë e natyrisht me një mirqënie më të mirë midis këtyre 20 vendeve, renditet Sllovenia ku paga mesatare është 1 mijë e 525 Euro në muaj. Pas Sllovenisë renditet Kroacia me një pagë mesatare mujore prej 1048 Eurosh, me rënie vetëm një Euro krahasuar me një vit më parë.Në krahasim me një shqiptar, një slloven paguhet 5 herë më shumë në muaj. Shqipëria, edhe pse ka ruajtur një standard të rritjes së pagës mesatare nga viti 2011, kur ishte 264 Euro, në vitin 2012 arriti në 283 Euro, sërish rezulton më ulët se të gjitha shtetet e tjera të përfshira në përllogaritjet e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare.Studimi i realizuar ka marë për bazë rrogat në publik duke qenë se janë më të qëndrueshme. Ndërkohë që qeveria ka premtuar se do të vijojë rritja e rrogave në Shqipëri në vitet në vazhdim, pavarësisht krizës ekonomike.