Miratohet heqja e tatimit mbi të ardhurat për pagat deri në 30 mijë lekë
Hiqet tatimi mbi pagat deri në 30 mijë lekë. Komisioni i ekonomisë dhe financave ka miratuar ndryshimet në projektligj vetëm me votat e mazhorancës.Sipas zv.ministrit të Financave Alfred Rrushaj nga kjo lehtësi do të përfitojnë rreth 220 mijë persona ndërkohë që efekti në buxhet do të jetë 2.5 miliard lekë.Opozita e kundërshtoi këtë ndryshim në këtë moment duke propozuar tatimin mbi të ardhurat në bazë të fashave të pagave. Kjo shkaktoi një sërë debatesh në komision.Një tjetër ndryshim në projektligj i cili u miratua vetëm me votat e mazhorancës ishte taksat për antenat në hapësira publike.Edhe ky ndryshim hasi në debate pasi opozita akuzoi se nuk veprohet njëlloj për të gjitha kompanitë.Heqja e tatimit mbi të ardhurat deri në 30 mijë lekë synon që të rrisë konsumin i cili kohët e fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme.