Rikontruktohet rruga Krujë- Qafë Shtamë

Gjatë dimrit me reshje intenisve të shiut e dëborës banorët e komunës Cudhi në Krujë izoloheshin dhe nuk kishin asnjë komunikim me qytetin. Prej dekadash mungonte një rrugë me kushte normale për kalimin e automjetëve.Për të lehtësuar 4 mijë banorët në lëvizjen e tyre dhe për të mos patur më këtë situatë, si dhe për ti dhënë dhe një tjetër shtysë truzimit në parkun kombëtar të Qafë Shtamës, fondi shqiptar i zhvillimi nisi rikonstruksionin e kësaj rruge. Banorët thonë se rruga ka qënë tërësisht e amortizuar.Rruga ka një gjatësi mbi 18 km. Edhe pse formacioni shkëmbor vështirëson ndërhyrjet, ekspertët thanë se punimet po ecin në ritme optimale. Benet Beci, drejtori i fondit shqiptar i zhvillimit inspektoi ndërhyjen.Rruga Krujë-Qafë Shtamë do të lidhë komunën Cudhi me qytetin e Krujës dhe qytetin me parkun e Qafë Shtamës. Projekti parashikon bankina, vepra arti, sinjalistika etj. Z. Beci vazhdoi konsultat me drejtuesit e pushtetit vendore për të njohur më mirë nevojat e komunitetit dhe për të bërë rivlerësimet nëse është e nevojshme projektit.