Ambasada Greke i dhuron mozaikun portret të Nënë Terëzës, Ministrisë së Kulturës

Shenjtorja e të gjithë popujve, shkrihet në një vepër nga dora e një prej artstëve grek me famë botërore, Haris Tsevis.... Shumë ngjyra  dhe një numër shumë i madh fotografish fëmijësh anonimë të cilët ajo i ka ndihmuar, janë pjesë e mozaikut portret dixhital të shenjtores, Nënë Tereza. Vepër kjo e cila pasi të zmadhohet dhe të stampohet, do të zbukurojë hapësirën publike në sheshin që gëzon të njëjtin emër, në kryeqytet.Artisti  me famë botërore, Haris Tsevis e quan  Nënë Terezën si një nga veprat më të mira të tijPër ambasadorin grek, Leonidas Rokanas, Nënë Tereza me veprat e saj humane  krijoi një shembull kolosal në të gjithë botën.Ndërsa ministri Bumçi tha se kjo dhuratë është një gjetje e përsosur  nga një artist me famë botërore.Ky Portret, dhuratë e Ambasadës Greke për Ministrinë e Kulturës, synon të nxjerrë në pah respektin reciprok dhe miqësinë midis dy vendeve.Puna ime përqëndrohet tek njeriu. I dua shumë portretet sepse portretet fshehin një histori dhe nga elementët e mi që vlerësojë më shumë, është drita. Theksi është  të përzgjedh njerëz pozitiv, çfarëdo qofshin ato. Nënë Tereza do ishte një nga veprat e mia më të mira. Kjo vepër ndërtohet mbi dy elementë bazë, fëmijët dhe ngjyrat.Ju nuk keni nëvojë të kërkoni në qiell për ideale sepse  vepra dhe personaliteti i saj ka krijuar atë që ëshët ideale.  Nënë Tereza nuk është vetëm për shqiptarët një personalitet i madh, por është për të gjithë popujt. Ajo me veprën e saj humane krijoi një shembull kolosal